Search
Close this search box.

Përqafimi i ndryshimit: Udhëtimi i Ajnit si menaxher B2C në Ecosoft

Ajni Muca

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e kompanisë për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme për klientët tanë. Mes tyre është edhe Ajni Muça, menaxheri B2C (Biznesi te Klienti). Ai me mirësjellje ndau njohuri për pozicionin e tij, rolin e tij në operacionet e Ecosoft dhe përvojën e tij të përgjithshme me kompaninë, duke qenë pjesë e saj për pak më shumë se një vit.

I pyetur për vendimin e tij për t’iu bashkuar Ecosoft-it, Ajni na dha këtë përgjigje:

  • “ Ecosoft është një kompani e cila që nga vështrimi nga jashtë kuptohej fare lehtë që ishte një kompani e mirëstruktuar, lider në treg, me disa produkte interesante dhe staf të kualifikua, gjë e cila ndihmon cilindo në rritjen e eksperiencës së tij dhe i ofron një karrierë premtuese. Vendimarrja për të qenë pjesë e Ecosoft për mua ishte shumë e shpejtë dhe pa dyshime pasi që në fazat e para të takimit, dukej qartazi kultura, strategjia dhe objektivat që kompania kishte. Sot mund të them me bindje se kam bërë zgjedhjen e duhur.

A keni punuar më parë në industrinë e filtrave të ujit dhe nëse jo, çfarë ju pëlqen tani që jeni pjesë e saj?

  • “ Nuk kam punuar më parë në industrinë e filtrave të ujit, por mund të them se ajo që më jep vërtetë frymëzim dhe kënaqësi në këtë punë është fakti se kemi të bëjmë me një produkt të mirëqenies sonë. Ne jemi të gjithë konsumatorë të ujit dhe uji nuk është një produkt lluksi por një nga elementët bazë të ekzistencës tonë, ndaj ne ofrojmë zgjidhje teknike, shkencore dhe inxhinierike për një gamë të gjerë të industrive, bizneseve por edhe të konsumit familjarë, duke patur mundësinë të jemi prezent në treg, me një produkt lider, shërbim cilësor, dhe cmime të konkurueshme.”

Cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierën tuaj deri tani në Ecosoft dhe çfarë keni mësuar prej tij?

  • “ Puna menaxheriale të ballafaqon cdo ditë me raste e problematika, të cilat herë janë të lehta për t’u zgjidhur, herë kanë një zgjidhje të ngjashme e here kërkojnë të rrihen mendimet më thellë dhe të mendosh jashtë kornizave. Janë këto problematika, apo sfida, të cilat pavarësisht vështirësisë që mund të paraqesin, i japin emocion, ritëm, dhe grintë përditshmërisë.

Një ndër momentet më të veshtira që mund të përmend përgjatë eksperiences time jo shumë të gjatë në Ecosoft, është faza e fillimit të punës pasi më nevojitej që të përthithja në një kohë shumë të shkurtër, një mori informacionesh teknike. Për këdo që fillon një punë të re, kjo periudhë është e paevitueshme dhe kërkon kohë, durim, dhe një përqëndrim të shtuar, sidomos duke marrë parasysh edhe formimin tim në fushën ligjore më shumë se atë të biznesit dhe teknike, gjë që e bëri akoma edhe më të vështirë këtë periudhë.

Megjithatë, dëshira dhe ego e mirë për tja dalë, trajnimet që kompania ofroi për mua, takimet e shumta, puna në terren në krahë të kolegëve dhe prekja më nga afër e produkteve dhe sistemeve, më ndihmuan jo vetëm ta kaloja këtë fazë të vështirë por edhe madje të isha i etur për më shumë informacion.”

Cili është një aspekt unik i punës në këtë industri (përvoja/informacioni apo zhvillimi i aftësive që keni fituar)?

  • “ Aspekti më unik i punës në këtë industri është informacioni dhe eksperienca që merr pasi ajo na bën të kapërcejmë çdo ditë nivelet tona të lindura të inteligjencës dhe aftësive të tjera.

Kuptova se për mua janë tejet të rëndësishme prekja, njohja e produkteve, proçeseve dhe natyrave njerëzore, të cilat ndërlidhen me formimin e eksperiencave të mija.

Ndaj, ende më duket interesant aksesi ndaj një game të gjerë informacioni, i cili më nxit të krijoj plane dhe të vendos objektiva që synojnë të përcjellin sa më gjerë filozofinë dhe produktin që në ofrojmë.”

A do ta konsideronit punën tuaj si të rëndësishme jo vetëm për kompaninë por edhe jashtë saj dhe pse?

  • “ Sikurse është përmendur më parë, Ecosoft ofron një produkt esencial për jetën dhe shëndetin e çdokujt, ndaj sigurohemi t’ju ofrojmë cilësinë më të mire të tij sipas parametrave të duhura jetësore dhe mjekësore.

Por jo vetëm kaq, me vendosjen e pajisjeve filtruese në çdo familje, ne ulim në mënyrë të drejtëpërdrejtë përdorimin e shisheve plastike, të cilat janë armiku kryesor në shkatërrimin e ecosistemit tonë.

Ndaj them se po, kontributi që unë jap në këtë kompani i kalon objektivat e biznesit pasi është gjithashtu një vlerë e shtuar në kujdesin ndaj mjedisit dhe komunitetit.”

Cili është, për ju, çelësi për të mbajtur një ekuilibër mes jetës private dhe asaj profesionale?

  • “ Çelësi i suksesit të mbajtjes së kësaj balance për mua është manaxhimi i mirë i kohës.

Gjithashtu vendosja e objektivave dhe mirëorganizimi, më japin mundësinë që të shpenzoj kohën në mënyrë më efiçente, cfarë më jep mundësinë që të plotësoj objektivat e mia në punë pa “vjedhur” kohë nga jeta private.

Kjo, bashkë me menaxhimin e mirë të emocioneve, sjell si rrjedhojë uljen e nivelin e stresit në punë duke ndikuar kështu për të dytën herë në arritjen e një performance akoma më të lartë.”

Cila është pika juaj më e fortë si profesionist?

  • “ Për mua “Asi nën mëngë” është komunikimi. Mendoj se arrij të krijoj ura të mira komunikimi, duke ruajtur mirësjelljen, duke reflektuar etikën aty ku duhet, por edhe duke qënë i prerë aty ku duhet.

Qasja ime e komunikimit është ti jap mundësinë çdokujt të shprehet lirshëm, e cila duke u bashkuar me qasjen analizuese dhe vlerësuese të situatave sjell jo vetëm zgjidhjen e shpejtë të problematikave si dhe bashkimin e team -it për një qëllim të vetëm: suksesin e kompanisë.”

Cila do të ishte këshilla e parë që do t’i jepnit një studenti apo një të riu që fillon punë për herë të parë në kompaninë Ecosoft?

  • “ Fatmirësisht, Ecosoft ka prej vitesh një praktikë të mirë pune në ofrimin e formave të internship-eve, praktikave, apo edhe punësimeve me kohë të pjesshme, të cilat janë vërtet favorizuese për studentët.

Edhe pse ne ofrojmë një produkt teknik dhe inxhinierik, jemi një kompani e mirëfilltë e cila ka në strukturën dhe organizimin e saj, punonjës me profile nga më të ndryshmet, të gatshëm për bashkepunim dhe për të ndarë eksperiencat, njohuritë, praktikat dhe profesionalizmin e tyre me studentë të formimeve të ndryshme.”

Cila është një nga gjërat që vlerësoni më shumë në kompaninë ku punoni dhe pse?

  • “ Ajo që unë vlerësoj më shumë është vizioni qqë ka shoqëruar Teoren dhe Ecosoft si brand të tijin, që nga krijimi e deri më tani. Kjo është arsyeja që aktualisht në Ecosoft ne kemi një produkt lider, shërbim profesional dhe çmim të mirë.

Megjithatë, nuk janë këto ato që ndikojnë në kënaqësinë e punonjësit në fund të ditës.

Ajo që vlerësoj në Ecosoft, si një punonjës i brendshëm, është kultura e kompanisë, pasi është një kompani që e njeh klientin, mirëkupton problematikat, di të përshtatet me situata të ndyshme dhe mbi të gjitha është një kompani që ka një frymë bashkëpunimi të pashoqe.”

Cili do të ishte “titulli” që do t’i jepnit punës/eksperiencës suaj në Ecosoft?

“ Zhvillim – Mendoj se ky titull i përshtatet më së miri eksperiencës sime në Ecosoft deri më tani, pasi edhe pse kam një kohë relativisht të shkurtër në këtë kompani, po arrij të krijoj një bagazh të mirë informacioni, njohurish teknike, eksperiencash të shtuara në menaxhim dhe akses të paçmueshëm të burimeve njerëzore.”

Artikuj të ngjashëm

Na kontaktoni

Na shkruani nëse keni pyetje rreth ECOSOFT